English

Mbikqyrja e pavarësisë së Kosovës përfundon në 10 Shtator

Në një takim të përbashkët në mes Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Robert Wilton, Kryesues për çështje të politikave në ICO është diskutuar rreth menaxhimit të çështjes së përfundimit të pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast janë theksuar një sërë veprimesh që duhet ndërmarrë përpara muajit shtator, ku edhe duhet shënuar përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë.

Duhet të koordinohen të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me miratimin e ligjeve që lidhen me mbikëqyrjen e pavarësisë, amendamenteve kushtetuese dhe shkëmbimit të letrave në mes të Kosovës dhe BE-së për mandatin e EULEX-it.

U theksua nevoja për një koordinim të plotë në mes të të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe u pajtuan që me rastin e takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar të Kosovës me 10 Shtator të shënohet edhe përfundimi formal i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Ministri Kuçi nënvizoi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë për të koordinuar të gjitha veprimet për shënimin e përfundimit të pavarësisë. “ Është një proces që vjen si rezultat i maturisë dhe vendosmërisë së institucioneve për zbatimin e veprimeve që dalin nga pakoja e Ahtisarit dhe bashkëpunimit që ka patur Kosova me institucionet ndërkombëtare” tha Kuçi.

KOMENTE