Si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm shkaktuar nga musonet në Indi, aksidentet dhe numri i të vdekurve ka qënë në rritje.
Por një kamera nga një banor i zonës ka filmuar se si një shtëpi është rrëzuar brenda 6 sekondave nga shirat e rrëmbyeshëm që shkatërruan themelet e saj.
Raportet në Indi thanë se të paktën 26 persona janë vrarë nga përmbytjet në rrethin Uttarkashi dje, gati 40 të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe 60 shtëpi janë shkatërruar.
Shtëpia është parë të rrëzohet në drejtim të lumit. Sezoni i musoneve në Indi fillon nga qershori deri në shtator, duke sjellë shira të paparashikueshëm që shkaktojnë aksidente dhe marrin jetë njerëzish.