English

Temperaturat do të rriten më shumë se 42 gradë deri të mërkurën

Tirana, mjafton të bësh një udhëtim me makinë në orare të ndryshme në të bie në sy që ajo është bosh, sidomos fundjava.
Arsyeja temperaturat e larta kanë detyruar njerëzit t'i drejtohen bregdetit për të gjetur pak freski.
Por, i nxehti afrikan që ka përfshirë të gjithë territorin e vendit ka bërë që edhe ata të cilët vazhdojnë të qendrojnë në Tiranë të mos dalin nga shtëpia, të paktën në orët e pikut.

Shërbimi sinoptik njofton se temperaturat e larta javës tjetër, sidomos të hënën deri të mërkurën që do të arrijnë kulmin e tyre madje dhe në hije, do të jenë më shumë se 42 gradë. Më pas do të ketë një rënie prej 4 gradësh gjë që në fundjavë do të ndihet më tepër.

Po ashtu dhe mjekët këshillojnë që fëmijët e vegjël, të sëmurët me tension dhe probleme kardiake të bëjnë kujdes të madh që të mos dalin nga shtëpia, madje të pijnë sa më shumë lëngje për të mbajtur trupin të hidratuar.

KOMENTE