English

Gruaja punonte si prostitutë, ndërsa burri i gjente klientë

Viti 2010. Çifti Kasa prindër të dy fëmijëve me patën një konflikt mes tyre dhe gruaja largohet në inat e sipër. Bashkëshorti Adriatik Kasa, shkon në Pezë te prindërit e gruas për ta marrë të shoqen por ajo nuk ndodhej atje.

Pas rreth 3 muaj ai arrin të kontaktojë me të shoqen e cila i tregon se ishte në Sarandë. Ai me mirësjellje dhe lutje dëshiron të kthehet pranë tij dhe fëmijëve.
B. Kasa kthehet dhe i tregon se kishte punuar si prostitutë në Sarandë.

Burri nuk reagoi keq madje i tha që të vazhdonte punë duke e ndihmuar me klientë.

Dhe ngjarja kështu vazhdoi derisa gruaja denoncon burrin e saj, pasi kishte filluar ta dhunonte.
Policia arreston burrin me akuzën e dhunimit, dhe pa kundërshtime ai pranon akuzën e dhënë nga gjykata, duke pranuar dënimin me 4 vjet dhe 8 muaj burg.

KOMENTE