English

Elvis Cefa zgjidhet nën kryetar i KLD-së

Më në fund dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur nën kryetarin e tij në të cilin emërohet Elvis Cefa.

Elvis Cefa vjen nga mazhoranca dhe do të jetë tashmë numri 2 i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas shkarkimit të paraardhësit të tij Kreshnik Spahiu.

Kandidatura Cefa u propozua nga vetë Bujar Nishani, pas kandidaturës së parë Ilir Mustafajt, i cili nuk u miratua pasi pati kundërshtime nga vetë Ministri i Drejtësisë Halimi dhe një sërë anëtarësh.
KLD ka propozuar edhe Fatri Islamin për kryetar të gjykatës së Tiranës, post ky i mbetur bosh pas largimit të Artan Zenelit, pas zgjedhjes së tij si anëtar i Gjykatës së Lartë. Islami do të jetë i komanduar në këtë detyrë përkohësisht deri në zhvillimin e konkursit.

KOMENTE