English

Festivali botëror i binjakëve (VIDEO)

Tubim i madh i binjakëve nga bota u zhvillua këtë fundjavë në Twinsburg, Ohio.

Më shumë se 2,000 grupe të binjakeve dhe shumëfisha, si trinjakë apo më shumë, morën pjesë në ngjarje, të cilat e kanë zanafillën që në vitin 1976.

Tubimi ofron argëtim, ushqim, paradë të binjakëve, muzikë, dhe lojra konkurse si "më shumë se njësoj" dhe "të paktën njësoj".

Qyteti i Twinsburg u themelua në 1819 nga ana e binjakëve Moisi dhe Aaron Wilcox.

Ata ishin binjakë identike të cilët ishin edhe partnerë biznesi. Wilcoxes ishin martuar me dy motra, kishin numër të njëjtë të fëmijëve dhe vdiqën nga sëmundje të njëjta disa orë larg njëri-tjetrit.

Në këtë festival, 10 ekipet e studiuesve studiuan grupin e binjakëve në dispozicion.

Binjakët identikë kanë ADN 100 për qind të njëjtë duke i ofruar shkencëtarëve mundësinë për të krahasuar njerëzit gjenetikisht identike.

Universiteti i Virxhinias është përqëndruar në martesa, familjen dhe marrëdhëniet.

Në këtë festival, studiuesit thonë se ata mund të krahasojnë "mollë dhe mollë", por duan të zbulojnë pse njëri binjak është i lumtur dhe tjetri jo.

Ndërkohë, Universiteti Carlow Pitsburg është duke studiuar si gjenetika ndikon në sjelljen tonë në internet.
1254

KOMENTE