English

Minisitri Kuçi takim lamtumire me Silvio Bonfigli

Dje, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi priti në një takim lamtumire Silvio Bonfigli, ushtrues detyre i divizionit ekzekutiv të EULEX-it, ku Ministri Kuçi e ka falënderuar z. Bonfigli për punën e tij të bërë në kuadër të misionit të EULEX-it dhe bashkëpunimin që ka pasur me Ministrin e Drejtësisë, po ashtu ka çmuar punën e këtij misioni në përmirësimin e rendit e ligjit në Kosovë.

Ministri Kuçi ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë që kanë institucionet e Kosovës me EULEX-in dhe ka thënë se ky bashkëpunim do vazhdoj edhe në të ardhmen.

KOMENTE