English

Përplasen dy automjete dhe njëri përfundon në kanal

Një aksident tjetër ka ndodhur në aksin Shkodër – Velipojë, në afërsi të kthesës së Dajçit mesditën e sotme.

Automjetet janë përpalsur dhe njëra, Volsvagen Polo me targa angleze P 990 GPA, ka përfunuduar në kanal.

Për fat të mirë personat e ndodhur në mjetin e rënë në kanal kanë shpëtuar falë ndërhyrjes së kalimtarëve dhe forcave të policisë që mbërritën menjëhrë.

Policia konfirmon se shpejtësia e madhe ka qënë shkak i aksidentit.

KOMENTE