English

Raporti i kontrollit nga ministria, të Prokurorisë gjyqësore Korçë

Ministria e Drejtësisë nëe zbatim të nenit 56, pika 4 të Ligjit nr. 8737, datë 12.2.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ka derguar sot Presidentit të Republikës dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Raportin e kontrollit te ushtruar ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korcë.
Ministria e Drejtesise ne muajin prill 2012 ushtroi kontroll në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë me objekt (i) ecurinë e politikës penale e në veçanti e politikës së dënimit të ndjekur nga prokurorët e kësaj prokurorie përgjatë vitit 2011; dhe (ii) respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të subjekteve të procedimit penal dhe në veçanti të të ndaluarve dhe të arrestuarve, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve penale, për periudhën 1-31 tetor 2011.
Raporti i kontrollit eshte bazuar tek inspektimi faktmbledhedhes i kryer ne prokurorine e Rrethit Gjyqesor Korce dhe te dhenat e nxjerra nga Portali i gjykatave www.gjykata.gov.al.
Inspektoret kanë kontrolluar gjate inspektimit faktmbledhes, 434 çështje penale të përfaqësuara nga prokurori në gjykim, të cilat përfshijnë veprimtarinë e 12 prokurorëve. Nga inspektimi ka rezultuar se ekzistojne shkelje proceduriale ne 39 raste te qëndrimit të prokurorit në gjykim, të cilat iu atribuohen 12 prokurorëve.
Nga 10 procedime penale te inspektuara për të gjykuarit, me masë sigurimi “arrest në burg”, në fazën e ekzekutimit të vendimit penal, që përfshijnë veprimtarinë e 1 prokurori të ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve për periudhën objekt kontrolli 1-31 Tetor 2011, kanë rezultuar me shkelje 5 prej tyre ose 50% te rasteve te kontrolluara.
Sipas Raportit te Kontrollit dhe të dhënave zyrtare statistikore, për vitin 2011, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka dhënë vendim përfundimtar për 601 çështje penale, nga të cilat janë ankimuar 232 prej tyre. 46 vendime janë ankimuar nga prokurori dhe 203 janë ankimuar nga i pandehuri, ndersa 369 ose 62% e ceshtjeve nuk jane ankimuar as nga prokurori dhe as nga i pandehuri.
Nga të dhënat e marra nga portali zyrtar i gjykatave www.gjykata.gov.al për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë rezulton se për vitin 2011, kjo gjykatë ka dhënë vendime fajësie për 541 çështje. Në 212 çështje (39%), Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë ka kërkuar masa dënimi në minimumin e dënimit të parashikuar në dispozitat përkatëse penale. Nga 212 raste ku prokurori ka kërkuar minimumin e dënimit, në 141 raste (66%), gjykimi është zhvilluar me procedurë të shkurtuar. Në 27 raste, këto minimume dënimi, janë shoqëruar edhe me kërkesën e prokurorit për aplikim të alternativave të dënimit me pezullim të ekzekutimit të dënimit me burgim sipas neneve 59 e 63 të K.Penal. Te gjitha keto ceshtje nuk jane ankimuar nga prokurori, duke e mbyllur ne shkallen e pare te gjykimit, me denime te kerkuara ne minumin dhe te ulura nen minimum per shkak te gjykimit te shkurtuar te pranuar nga te gjitha palet.
Ne zbatim të nenit 56, pika 4 të Ligjit nr. 8737, datë 12.2.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ministria e Drejtesise i ka rekomanduar Prokurorit të Përgjithshëm fillimi i procedimit disiplinor për 12 prokurorë, veprimtaria e të cilëve është konstatuar me shkelje të detyrësr në ushtrimin e një politike të butë dënimi të orientuar drejt kufijve minimalë të dënimit, mungesë efektiviteti të përdorimit të mjetit të ankimit dhe mosrespektim të afateve ligjore në ekzekutimin e vendimeve.

KOMENTE