English

Referendumi popullor. Kush ka frikë të ikë nga politika

Kryeministri Berisha njoftoi sot, në mbledhjen e qeverisë, se mazhoranca do t’i kërkojë Këshillit Legjislativ të parlamentit të zhvillojë platformën për thirrjen në referendum, të qytetarëve shqiptarë, për t’u shprehur lidhur me kufizimin e imunitetit të deputetëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të vendit.

“Midis një akti votimi të dështuar që kërkonte 96 vota dhe shumica ishte larg këtyre votave, midis një akti për të larë duart dhe shtytjes përpara të procesit për një nivel të ri transparence, mbetet rrugë e vetme t’u drejtohemi shqiptarëve në një referendum popullor,” - tha Kryeministri. Ndërsa theksoi se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe verdikti i tyre duhet të respektohet. “Qytetarët do të kenë të drejtën e plotë të flasin për ne. Kush ka frikë të dalë mënjanë, të ikë nga politika.”

Duke vlerësuar se 6 gushti do të kujtohet si një datë e errët në memorien historike të parlamentit shqiptar, kur grupi parlamentar i Partisë Socialiste, “i sunduar me dorë të hekurt nga një grup miliarderësh” nuk votoi për të shembur murin e korrupsionit të zyrtarëve, nuk votoi në favor të statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian, Kryeministri Berisha shprehu vendosmërinë për t’iu drejtuar qytetarëve me një referendum, në respekt të plotë të Kushtetutës, në germë e frymë të saj.

“I garantoj se sot jam më i vendosur se dhjetë vite më parë, - u shpreh Kryeministri, - për të vazhduar me ta këtë betejë të ndershme, në interesin më të mirë të çdo qytetari.”

KOMENTE