Shërbimet në guzhinën Kung Fu dhe Sushi në Catalina Hotel & Beach Club në Miami, kanë mësuar tashmë duke kaluar përmes një rruge të vështirë, të ofrojnë klientë të ushqimit sushi i cili shërbehet mbi trupat e burrave dhe grave lakuriq me një kosto 500 $ për "një pjatë njeri" muajin e kaluar.
Ata kanë pasur tre mbrëmje sushi lakuriq deri tani.
Nathan Lieberman, pronari i restorantit "Miami" ka thënë se kjo mënyrë shërbimi ka qënë aplikuar në Japoni mijëra vjet më parë dhe ai donte ta sillte si diçka të re në restorant për klientët e tij, Sushi lakuriq ishte ide e guzhinierit të restorantit Glenn Lopez.
Lieberman ka zgjedhur një staf shumë të bukur dhe ai është i kënaqur pasi ato janë shprehur se e duan lekun kështu do të dalin lakuriq.
Madje njëherë një ceremoni diplomimi kërkuan sushin mbi model mashkullor, dhe si i tillë u përdor një prej guzhinierëve.
Sushi lakuriq prenotohet dhe parapaguhet. Një pjatë sushi njeri i shëben 10 njerëzve madje ata kënaqen se mund të bëjnë dhe bisedë me personin që ka servirur trupin e tij për sushi.
Dikush mund të pyesi për higjenën e ushqimit.
Por pronari përgjigjet se për aq kohë restoranti zbaton kushtet e vendosura nga FDA (Food dhe Drug Administration) çdo gjë është në rregull.
Modeli/a pastrohen mirë ashtu si për operacion, pastj mbulohen pjesët intime me gjethe babane dhe serviret gjithçka ashtu si tregohet në figurë.
Restoranti ka filluar të rritë klientelën e saj dhe shpreson më shumë.