Kyle Winterbottom, 16 vjeçari që humbi jetën pasi ra nga parvazi i një ballkoni të katit të katërt në familjen e një miku të tij në Manchester.
Aksidenti ndodhi në orën 2: 20 të mëngjesit të ditës së sotme kur Kyle kishte qënë bashkë me miqtë e tij në një festë dhe më pas kishte shkuar në shtëpinë e njërit prej tyre.
Miqtë tregojnë se ai vendosi të ulej me këmbët e varur në parvazin e ballkonit të korridorit të ndërmjetëm të banesave dhe si duket humbi ekuilibrin kur donte të kthehej përsëri brenda.
Ai u transportua menjëherë në spital por vdiq nga plagët dhe shembjet e shumta.
Të gjithë e përshkruan si një djalë të qetë, të qeshur shakaxhi dhe një premtues i madh për sportin e Regbit dhe notit.