Lagur me lëndë kimike përcëlluese, të paafta dhe të frikësuara për jetën, të goditura nga një depresion i cili mund të bëjë të vështirë për të shkuar përpara.
Kjo është gjendja e sulmeve ndaj viktimave kolumbiane me acid që të copëton zemrën.
Dhe numri i këtyre sulmeve të tmerrshme është në rritje.
Të paktën 250 gra kolumbiane kanë qenë të shpërfytyruar në tre vitet e fundit.
Shifrat janë më pak në krahasim me vende si Pakistani apo Bangladeshi, vendet më famëkeqe për këto sulme, ku 150 gra pakistaneze janë sulmuar çdo ditë, sipas BBC.
Megjithatë, në Kolumbi, popullsia e të cilit është rreth katër herë më e vogël se ajo e Pakistanit, sulmet besohet se janë më të mëdha dhe ekspertë besojnë se ka shumë më tepër viktima se të raportuara.
"Ne dimë shumë raste që nuk janë raportuar për shkak të kërcënimeve, për shkak të frikës", tha 28-vjeçarja viktimë e acidit, Viviana Hernandez.
Hernandez u sulmua pesë vjet më parë, duke marrë shenja djegjeje në gjoksin e saj, fytyrë dhe duar, gjithashtu duke humbur shikimin në syrin e saj të majtë.
Ajo është dëmtuar nga i shoqi i saj pasi refuzoi të bashkohet përsëri me të. Dhe në këto raste nuk janë ata që kryejnë krimet por paguajnë të tjerë për t'i bërë.
Një prej tyre ka qënë dhe Miss Kolumbia 2010 e cila u sulmua afër shtëpisë së saj pasi kishte marrë pjesë me prindërit e saj në një festë pagane.
Gruaja me maskë në fytyrë tregon ngjarjen e saj, e cila rron vetëm për djalin e saj, pasi i shoqi e dogji ajo ka dashur të hidhet nga kati i 7-të i spitalit por vetëm djali i saj i vogël e mban gjallë pasi nuk do që të rritet rrugëve.
Ajo tregon emocione dhe lotët ku djali i saj i thotë që do ti blerë krem për ti shëruar fytyrën nënës së tij kur të rritet.
Dhe përsëri sulmuesit janë të lirë madje numri sa vjen e rritet. Ato bëjnë thirrje për të patur një mbështetje.