English

Mihal dhe Nikolla Shishka arrestohen për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret e rëna në disa zona të vendit tonë kanë si autor persona të qëllimshëm për vënien e zjarreve.

Por deri tani në pranga kanë renë vetëm dy persona nga Gjirokasta, babë e bir të cilët ishin autorë të zjarreve të rëna në kullotat e fshatit Pepel, të Komunës Dropulli i Sipërm.

73-vjeçari Mihal Shishka dhe djali i tij 40-vjeçari Nikolla Shishka në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vënë zjarrin qëllimisht kullotës në vendin e quajtur Bernica midis fshatit Pepel dhe fshait Vodhino, ku një pjesë e kullotës është në pronësi të tyre. Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë kullotë.

Por era e fortë që frynte ka favorizuar zjarrin të rritej dhe të shkonte në drejtim të banesave.
Me vështirësi të mëdha dhe ndihmën e policisë, zjarrfikësve dhe vetë banorët, kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit.

KOMENTE