Një pacient i ishte nënshtruar një operacioni urgjent me nga apandesiti. Por pas operacionit mjekët kishin harruar pincat në barkun e të sëmurit të cilët i zbuluan vetëm kur pacienti erdhi një javë më mbrapa për të bërë një grafi rutinë.
Spitali Universitar East Kent tha se ka nisur një hetim për të shqyrtuar rastin e ndodhur edhe pse stafi zyrtar mjekësor shprehet se është hera e parë që ndodh në një operacion të tillë që prej disa vitesh.
Operacione të tilla spitali kryen me dhjetra por gjithsesi është një veprim që nuk duhet të ndodhë kurrë.
Rutina është që pasi mbyllet operacioni bëhet dhe një X-Ray e plotë e barkut të pacientit gjë që nuk ishte bërë nga personeli që e kishte kryer operacionin.
Çështja është në hetim.