English

Nishani dekreton ligjet e para pas marrjes së Presidencës

Bujar Nishani, Presidenti i ri i Shqipërisë, sipas faqes zyrtare të presidencës ka dekretuar ligjhet e para , menjëherë pas marrjes së detyrës së tij të re.
Ato janë:
DEKRET PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,

D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”.
Nr. Dekretit 7733
Tiranë, më 07.08.2012
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI


DEKRET PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,

D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 62/2012 “Për një shtesë në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Nr. Dekretit 7734
Tiranë, më 07.08.2012

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI

KOMENTE