English

Policia vë 10 mijë euro për kapjen e vrasësve të Fatbardha Tafës

Përmes një telefonate të mbërritur në Sallën operative të Policisë së Tiranës, strukturat e policisë morën njoftim se në rrugën dytësore të zonës së ish- Fushës së Aviacionit Tiranë, ka ndodhur një vjedhje me dhunë.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e parandalimit dhe të hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, Oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Tiranës, Ekspert Kriminalist, të cilët bënë të mundur sigurimin dhe kqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat.

Nga grupi hetimor në vendngjarje, u konfirmua se ka gjetur vdekjen 37 vjecarja Fatbardha Tafa si dhe është plagosur lehtë motra e saj Lumturie Gjana, 38 vjec.

Viktima së bashku me motrën dhe dy fëmijët, kanë qënë duke ecur në rrugën dytësorë të ish Fushës së Aviacionit, ku dy shtetas të cilët po qarkullonin me motorr, kanë tentuar për t’i vjedhur bizhuteritë.

Paraprakisht dyshohet se, viktima dhe motra e saj, kanë bërë rezistencë me autorët, të cilët më pas e kanë goditur me armë të ftohtë, thikë 37 vjecaren duke gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa kanë plagosur lehtë motrën e saj, e cila aktualisht po merr mjekim në Spitalin Ushtarak.

Të gjitha strukturat e policisë janë të angazhuara maksimalisht për hetimin e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pjesët hyrëse dhe dalëse të Tiranës.

Policia e Kryeqytetit vendos shpërblimin prej 10 mijë euro për cdo person që jep një informacion të vlefshëm që do të finalizohet me kapjen e autorëve, në cdo rast duke ruajtuar anonimatin.

Mund të telefononi në numrin telefonik 069 41 04 111 si dhe numërin pa pagesë 129.

Për hetimin e kësaj ngjarje, që do të finalizohet me kapjen e autorëve, do t’ju informojmë në kohë.

KOMENTE