Kryetari i PS, Edi Rama, ka dënuar krimin e ndodhur dje tek ish-Fusha e Aviacionit, ku një grua humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti e plagosur pasi u goditën me thikë në një tentativë grabitjeje. Ai është shprehur se gjendja e rendit publik nuk ka qenë kurrë më keq se sot në vend, që prej 1997-ës. Rama deklaroi në faqen e tij zyrtare se Shqipëria nuk qeveriset, teksa kryeministri të vetmen punë ka të shajë opozitën.
“Shqipëria nuk qeveriset, krimi bën ç’të dojë teksa qeveria merret me grabitjen e vendit e kryeministri të vetmen punë ka të shajë e shpifë për opozitën! !” shkruan Rama në faqen e tij zyrtare.
Kurrë më shumë s'ka pasur korrupsion e krim në Shqipëri prandaj duhet Rilindje, përfundon mesazhi i kryetarit socialit Edi Rama.
“Kurrë më keq se sot s'ka qenë gjendja e rendit publik në Shqipëri prej 97-ës! Kurrë më shumë s'ka pasur korrupsion e krim. Duhet Rilindje!”