English

Njerëzit e pasur do të largohen nga Franca nëse aplikohet taksa e re

Një ndjenjë nervozizmi po vjen duke u rritur në pasanikët e Francës si dhe në biznesmenëe e mëdhenj që fitojnë mbi 1 milion euro.

Ata po përgatiten të largohen nga vendi, nëse premtimi i presidentit të ri Hollande do të fillojë të zbatohet shumë shpejt, i cili përfshin një normë të lartë tatimi deri në 75 përqind për ata që fitojnë që nga 1 milion euro e lart.

Por propozimi i një tatimi prej 75 përqind do të diskutohet edhe një herë në shtator dhe nëse vendoset të gjithë ata që i kap ky tatim do të largohen.

Hollande ka premtuar për të reduktuar deficitin e Francës buxhetor nga 4.5 për qind të produktit të brendshëm bruto të vendit deri në 3 për qind vitin e ardhshëm.

KOMENTE