English

Provimi i Kualifikimit të përmbaruesve gjyqësorë privatë

Në mbështetje të ligjit nr. 10031, datë 11.12.2008 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, ju bëjmë me dije se provimi për kualifikimin e përmbaruesve gjyqësorë privatë do të zhvillohet më datë 16.09.2012, me këtë program provimi:

1- Të drejtës kushtetuese;
2- Të drejtës civile dhe tregtare;
3- Të drejtë penale;
4- Procedurës civile;
5- Procedurë penale;
6- Të drejtës administrative;
7- Të drejtës familjare;
8- Legjislacionit në fuqi për shërbimin përmbarimor gjyqësor;
9- Ligjit “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”;
10- Ligji “Për gjendjen civile”.

Aplikimet për pjesëmarrjen në provim do të fillojnë gjatë muajit Shtator dhe data do të njoftohet nëpërmjet faqes zyrtare në internet të Ministrisë së Drejtësisë.

KOMENTE