English

Neil Armstrong, kryen bajpas në zemër

Ish-astronaut amerikan Neil Armstrong, njeriu i parë që zbriti në Hënë, është shëruar pas kryerjes së një operacioni bajpas në zemër të martën.

Z. Armstrong, i cili mbushi 82 vjeç të dielën, kreu operacion për lehtësimin e katër arterieve koronare të bllokuara.

Si komandant i misionit Apollo 11, Z. Armstrong u bë njeriu i parë që vuri këmbën në Hënë më 20 korrik 1969.

Në një deklaratë, administratori i NASA-s Charles Bolden dëshironte për amerikanin e vërtetë shërim të shpejtë.

"Shpirti pionier i Neil me siguri do të shërbejë edhe në këtë kohë të vështirë," tha zoti Bolden.

Kolegu i tij i Apollo 11 astronauti, Buzz Aldrin, shkroi në Twitter "i dërgoj urimet e mia më të mira për një shërim të shpejtë, ne ramë dakord për ta bërë atë 50 Apollo Anniv në 2019".

Eugene Cernan, njeriu i fundit që zbriti në Hënë, i tha NBC News se gruaja 82-vjeçar Carol Armstrong, ka thënë se burri i saj ishte i lumtur.

Z. Armstrong bëri një test të stresit të hënën, që e çoi direkt në kirurgji.

Z. Armstrong, së bashku me tre astronautët e tjerë, mori Medaljen e Artë të Kongresit, vitin e kaluar, çmimin më të lartë civil të SHBA.

KOMENTE