Një faqe Facebooku që përshkruan njerëzit australianë si pijanecë dhe mashtrues të ndihmave sociale, është fshirë nga stafi i Facebook pas një proteste publike.
Protesta ka qënë përmes një deklarate në facebook që përmbante qindra firma si dhe përkrahjen e qeverisë.
Mendohet se faqja ishte hapur nga një 16 vjeçar dhe përmbante probleme që ofendonte australianët, që ngjallnin debate të diskutueshme. Madje ministri australian i komunikimit ka thënë se është totalish e papërshtatshme një faqe e tillë.
"Ne nuk jetojmë me ligjet amerikane këtu në Australi, ne jetojmë me anë të ligjeve Australiane, çka do të thotë që një australian që përdor facebook në Australi por i bazuar në SHBA, le të ikë larg ligjeve australiane".
Faqja ishte sulm ndaj popullit vendës të Australisë, madje ishin përdorur dhe terma racistë.