Futbollistët shqiptarë nga Kosova janë ftuar nga vendet si Zvicra dhe Finlanda për të luajtur në ndeshjet miqësore të vendeveve të tyre që do të zhvillojnë me vendet e tjera.
Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Admir Mehmedi, janë 5 emrat ku përfaqsuesja e Zvicrës i ka ftuar në skuadrën e saj gjatë miqësores që do të luajë me Kroacinë në 15 gusht.
Ndërsa Përparim Hetemaj e Njazi Kuqi, janë ftuar nga përfaqsuesja e Finlandës në ndeshjen që do të luajnë kundër Irlandës së Veriut që luhet në po të njëjtën ditë 15 gusht.