English

Ministri Tavo: Uregjenca e Tiranës e suksesshme gjatë verës

Në fillim të kësaj jave Ministri i Shëndetësisë Z. Vangjel Tavo ka zhvilluar një vizitë në Urgjencën e Tiranës për t’u njohur me problematikat e punës, me të cilat stafi i kësaj urgjence përballet veçanërisht gjatë sezonit të nxehtë, periudhë kur qytetarët drejtohen gjithnjë e më shumë në këtë urgjencë për marrjen e ndihmës së parë.

Z. Tavo është njohur nga afër me kushtet në të cilat punojnë mjekët dhe infermierët në këtë urgjencë si dhe kushtet në të cilat priten dhe trajtohen qytetarët e Tiranës.

“Konstatoj se gjatë sezonit të verës të gjitha rastet që janë paraqitur në Urgjencën e Tiranës janë trajtur me sukses dhe nuk ka pasur asnjë problematikë. Ndërkohë nga ana tjetër infrastruktura e Urgjencës së Tiranës është një infrastrukturë optimale që mund ta përballojë të gjithë fluskin që paraqitet dhe ekzistojnë të gjitha mundësitë edhe përsa i përket pjesës mjekësore për t’i trajtuar të gjitha këto raste. Gjatë këtij sezoni, i cili është shoqëruar me temperatura të larta, ka pasur një fluks relativisht të shtuar por urgjenca i ka mundësitë dhe kapacitetet për të përballuar flukse edhe me të mëdha pasi puna është ndarë mes trajtimit të pacientëve në poliklinikat dhe qendrat shëndetësore të kryeqytetit”, u shpreh Ministri Tavo

Ndërkohë kreu i shëndetësisë shqiptare shprehu mirënjohjen e tij në lidhje me punën për trajtimin me cilësi të lartë të pacientëve në këtë urgjencë, ndërsa i bëri apel mjekëve që të vijojnë punën me rezultatet pozitive të deritanishme.

“Detyra e bluzave të bardha është që të shpëtojnë jetë njerëzish dhe nëse një jëtë më shumë shpëtohet, atëherë bluzat e bardha e kanë kryer misionin e tyre. Kur shpëtohet një jetë , shpëtohet një botë e tërë”, theksoi Z. Tavo.

Drejtues të Urgjencës së Tiranës bëjnë me dije se fluksi mesatar ditor gjatë periudhës së nxehtë arrin deri në rreth 60 raste pacientësh që kërkojnë ndihmën mjekësore.

Shërbimi i Urgjencës Tiranë funksionon 24 orë dhe mbulon të gjithë kryeqytetin, si për pacientët që paraqiten në ambjentet e urgjencës, ashtu edhe përmes mbërritjes në vendndodhjen e pacientit. Ky shërbim kryen rreth 28 000 vizita në vit, nga të cilat rreth 7 500 kërkojnë transport për në spital.

KOMENTE