Gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit dallohet një ditë që quhet "Nata e Kadrit" e cilësuar si nata e begative për të gjithë besimtarët myslimanë.
NNdaj si çdo vit policia ka marrë masa për zhvillimin e këtij aktiviteti përgjatë Bulevardit ”Dëshmorët e Kombit” i cili do të jetë i mbyllur për lëvizjen e makinave nga ora 19:00 deri në 24:00.
Po ashtu më datë 19 Gusht 2012, duke filluar nga ora 01:00 deri më 08:00 në ritin fetar të Faljes së Bajramit, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në segmentimin rrugor nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me atë të Mbrojtjes deri në Urën përballë ish hotel Dajtit.
Pse quhet Nata e Kadrit?
1-Fjala "Kadr" ka disa kuptime ku njëri prej tyre është dhe nderim ose respektim, sepse ajo është natë e cila nderohet dhe ka një pozitë të veçantë tek Allahu për shkak të karakteristikave të saj. Po kështu dhe personi i cili qëndron zgjuar, duke iu lutur Zotit gjatë kësaj nate, pajiset me një nder të veçantë.
2-Kuptim tjetër i kësaj fjale është se Kadr do të thotë dhe shtrëngim, El-Halil ibën Ahmed, një dijetar i njohur ka thënë: është quajtur Nata e Kadrit pasi bota shtrëngohet nga numri i madh i melaikeve që zbresin në këtë natë.
3-Gjithashtu Kadr ka dhe kuptimin Kader (paracaktim), se në këtë natë paracaktohet se çfarë do të ndodhë për vitin e ardhshëm.
4-Në një ajet Kuranor Allahu e quan Natë të Begatshme për mirësitë e shumta që u jepen njerëzve.