English

Rama:Kreu i Shtetit e ai i SHISH janë shërbëtorë të Kryeministrit, e thonë faktet dhe jo opozita

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka shprehur keqardhje për furinë antiopozitare të qeverisë, pasi sipas tij, Kreu i Shtetit e ai i SHISH janë shërbëtorë të Kryeministrit, e thonë faktet dhe jo opozita. Në një reagim në faqen e tij online pas deklaratës së ministres Bregu, Rama u shpreh:
“Keqardhje për furinë e sotme antiopozitare të qeverisë, po që Kreu i Shtetit e ai i SHISH janë shërbëtor të Kryeministrit, e thonë faktet jo opozita!

Kryesocialisti Rama u shpreh se duhej që kryeministri të ishte konsultuar me SHBA përpara hapave të tillë, të cilët sipas Ramës po çojnë drejt fundit këtë qeveri. “Edhe që Kreu i Shërbimit Sekret Shqiptar s`mund të emërohet pa u konsultuar me aleatin më të madh strategjik është fakt i njohur botërisht.

“Po edhe që ky emërim i bërë në këto kushte është pjesë e përshkallëzimit të kapjes se shtetit, kjo duket açik! Koha e këtij pushteti po mbaron”, shprehet Rama.

KOMENTE