Ministria e Punëve të Jashtme ka ndjekur me vëmendje situatën e krijuar me turistët shqiptarë të bllokuar në resortet e Sharm El Sheik, Egjipt, si pasojë e mosrespektimit të marrëdhënieve kontraktuale nga ana e agjencisë turistike shqiptare.
Gjatë ditëve të fundit, Ministri Panariti dhe strukturat e MPJ, janë angazhuar në mënyrë të vazhdueshme pranë institucioneve dhe agjencive shtetërore dhe jo shtetërore për të vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat e mundshme për zgjidhjen e këtij problemi.
Aktualisht në Shqipëri kanë mbërritur 182 persona, ndërkohë që personat të cilët nuk mundën të transportoheshin me avionin e vënë në dispozicion, tashmë ndodhen nën kujdesin e ambasadës shqiptare në Kajro, në pritje të rikthimit në atdhe në një kohë sa më shpejtë.