35 vjecari Gentjan Beqiri i njohur me emrin Ardian Meta, ishte në arrest shtëpie pasi ishte akuzuar për një vrasje të bërë më parë dhe rruhej me polic ditë e natë.
Por edhe rruhej me polic, ai nuk ka shpëtuar nga vdekja e tij përmes një automatiku të shtënë me breshëri mbi trupin e tij.
Vrasësi i cili nuk është konfirmuar nga policia ka trokitur në banesën e tij duke shfrytëzuar momentin që në shtëpinë e tij nuk ndodheshin pjestarë të tjerë përveçse babait të Gentjanit, pasi nëna kishte dalë në pazar.
Më pas vrasësi është larguar i qetë dhe pa u vënë re, sipas konfirmimit ndërsa babai Nezir Beqiri ka pësuar infarkt në zemër, pasi nuk ka mundur të përballojë tmerrin e vrajes së të birit. Forca të tjera policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por ende nuk konfirmojnë autorin e krimit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Sporti i vjetër" në Elbasan. Policia e mbërritur po punon për zbardhjen e plotë të vrasjes.