English

Godinë për studentët e dashuruar dhe të fejuar, në Tiranë

Këtë vit do të thyhet ai mentalitet i vjetër, duke i hapur rrugën një bashkëjetese të çifteve të reja në një godinë të re në Qytetin Studenti.

Për herë të parë në Qytetin Studenti në Tiranë do të hapet një godinë e re vetëm për studentët e dashuruar dhe të fejuar, me të gjitha kushtet brenda.

Kjo godinë do të hapet pas kërkesave të shumta dhe idesë së hedhur vitet e fundit. Të gjithë ata studentë që do të banojnë në atë godinë do të duhet të paraqesin së pari një kërkesë dhe do të kenë dokumentat e nevojshme.
“Pas kërkesave të shumta që kemi pasur ndër vite nga çifte të fejuarish, apo të dashuruarish, morëm vendimin për çeljen e një bujtine të re, me të gjitha kushtet, me dushe brenda, ku do të mund të qëndrojnë bashkë çiftet e reja. Në këtë mënyrë kemi shembur edhe barrierat e mentaliteteve apo paragjykimeve. Çiftet duhet të bëjnë kërkesë. Për vite me radhë në drejtori kemi pasur kërkesa për të mundësuar qëndrimin në një dhomë bashkë, të vajzave dhe djemve, ndërkohë që këtë vit, në këtë bujtinë të gjithë këto çifte do të jetojnë bashkë, pas nisjes së vitit akademik”, deklaroi drejtori i konviktit të Qytetit Studenti, Bujar Brovina.
1800 studentë të rinj, do të jetë numri për këtë vit që do të pranohet nga qyteti studenti, ndërkohë në total mendohet të jetë 7000 studentë por që mund të shkojë dhe më shumë.
Gjithashtu drejtori i konvikteve bën të ditur se tarifa e akomodimit në Qytet Studenti nuk do të ndryshojë dhe numri do të jetë 3 veta në një dhomë.

KOMENTE