Sot në Bernë të Zvicrës, në orën 21:00, "3 Luanët" e Roy Hodgson do të përballen me "Axurrët" e Cesare Prandelli në miqësoren e radhës, shkruan portali Albeu.
Tekniku italian do të testojë futbollistë të rinj ndaj dhe ka ftuar në këtë takim lojtarë si Mattia Destro,
Ogbonna, Astori apo edhe Stephan El Shaarawy. Ndërsa anglezët vijnë me pak ndryshime.
Anglia dhe Italia u përballën edhe në çerekfinalet e Euro 2012 ku Axurrët triumfuan nga pika e bardhë e 11-metërshave.
Formacionet e mundshme:
ITALIA (4-3-1-2): Sirigu; Abate, Ogbonna, Astori, Balzaretti; Nocerino, De Rossi, Aquilani; Diamanti, Destro, El Shaarawy. Tr.: Prandelli.
ANGLIA (4-2-3-1): Ruddy; Walker, Jagielka, Cahill, Bertrand; Carrick, Lampard; Sturridge, Cleverley, Young; Carroll. Tr.: Hodgson.