English

Kreu i SHISH, shtetësi kanadeze. Jo në përputhje me interesat kombëtare, shprehet Moisiu

Ish presidenti Alfred Moisiu ka reaguar përmes një interviste të dhënë në Vizion Plus lidhur me emërimin e kreut të ri të SHISH, Visho Ajazi Lika, i cili zëvendësoi në detyrë ish-kreun Bahri Shaqiri, që ishte dekretuar prej presidentit Moisiu.

Visha Lika ka nënshtetësi kanadeze dhe si e tillë kjo është jo në përputhje me interesat kombëtare.

“Është njëlloj sikur të marrësh një person të huaj, t’i japësh shtetësinë shqiptare dhe ta vendosësh në një pozicion të tillë. Këto kanë ndodhur por kanë ndodhur në kohën e mbretërisë së Zogut, që kemi pasur komandatin e xhandarmërisë një anglez. Në një shtet të pavarur, demokratik nuk ka pse të ndodhin këto gjëra. Nuk është se mungojnë njerëzit. Nuk e di pse është marrë një vendim i tillë. Nuk e njoh fare drejtorin e SHISH, por nuk është një vendim i drejtë në përputhje me interesat kombëtare”, - tha Moisiu.
Shërbimit Informativ Shtetëror i duhen struktura që i shërbejnë interesave të vendit, pasi kjo gjë i ka munguar më shumë SHISH, dhe gjithashtu ai i ka bërë thirrje zotit Visha që të ketë kujdes të mos kthejë situatën e viteve 1992-1997 kur ai ishte nën drejtimin e gjeneralit negativ Bashkim Gazidede.

“Duhet të vihen njerëz që vërtet kanë pavarësi dhe ta ruajnë këtë pavarësi nga politika, sepse ky Shërbim ka vuajtur, veçanërisht në periudhën ’92-’97, kur u politizua dhe nuk merrej me detyrat e tij, por merrej duke ndjekur opozitën dhe njerëzit që Presidenti i asaj kohe, Berisha, i quante se janë në kundërshtim me parimet dhe kërkesat e tij. Pra duhet bërë shumë kujdes. Ai ka qenë një Shërbim Informativ që merrej më shumë me politikën e brendshme, sesa me mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Jo vetëm kaq, por në atë kohë janë kryer disa gjëra, siç është rasti i Remzi Hoxhës, për të cilin akoma nuk dihet fati i tij”, - ka deklarua Moisiu.
Gjatë viteve 1994-1997, Visha ka ushtruar detyrën e drejtorit të Shërbimit të Jashtëm në SHIK-un e drejtuar nga Bashkim Gazidede.

KOMENTE