1. Dje në 14 gusht 2012 nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar në Policisë e Kryeqytetit është bërë ndalimi i shtetases Marselinda Shaqir Kortoci, 27 vjec, banuese në Tiranë, me arsim të lartë, e pa dënuar.
Ndalimi i shtetases Marselinda Kortoçi pronare e agjensise turistike “Pasha Holiday”, u bë për arsye se kjo shtetase dyshohet se ju ka marrë personave të ndryshëm shuma të konsiderueshme për t’i çuar për pushime verore në Sharm El Shaik Egjipt ndërkohë që këto shtetas nuk janë nisur për pushime pasi kjo agjensi pretendon se ka falimentuar.
Nga veprimet e para hetimore rezutoi se kjo shtetase nëpërmjet agjensisë së saj ka nisur në datë 02 Gusht 2012, edhe 188 shtetas shqipëtar të tjerë për pushime verore në Sharm El Sheik Egjipt kundrejt pagesave të ndryshme që variojnë nga 316 deri 600 euro, për të cilët ka rezultuar se pagesa ishte bërë nga ana e agjensisë vetëm për 3 ditë më parë, për 10 ditë dhe qëndrimi ndërsa kthimi i këtyre personave nuk është bërë i mundur nga ana e kësaj agjensie por është bërë nga vetë personat kundrejt shumës prej 250 euro për person tek kompania ajrore “Bell Air” e cila ka bërë të mundur kthimin e turistëve.
Materialet hetimore të përpiluara në ngakim të saj ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të Mashtrimit, Fshehje të të ardhurave, Fshehja e gjendjes së falimentimit, parashikuar nga nenet 143/2, 180 dhe 194 të K.P
2. Goditet në Tiranë një grup me tendencë vjedhjet e çantave dhe vjedhjen e kabullit të tensionit të lartë
Dje në mesditë Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve :
Dritan Halil Kuka, 36 vjec, banues në Burrel, me arsim 8 klasë, i dënuar më parë për vjedhje,
Orion Miço Rexhepi, 25 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për trafikim i lëndëve narkotike,
Arrestimi i tyre u krye pasi në orën 09.30, janë kapur në flagrancë në Rrugën Bardhyl, ku në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë tentuar të vjedhin çantën e një shtetaseje.
Nga hetimet dhe veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se këto shtetas dyshohen se janë edhe autorë të përfshirë në disa vjedhje të tjera me ketë tendencë në periudha në ndryshme kohore, ndërkohë që hetimet ndaj tyre po vazhdojnë.
Njëherazi materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Vjedhjes. Nenet 134/2 & 22 të K.P.
Ndërkohë po nga ky komisariat është bërë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasve :
* Ilir Pjetër Cumraku, 32 vjec, banues në Shkozë Tiranë
* Th.P, 17 vjec, banues në Shkozë Tiranë
Arrestimi i tyre u krye sepse dyshohet se kanë vjedhur rreth 700 metra kabëll të tensionit të lartë Elekrik më qëllim shitjen e tij.
Materilet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të vjedhjes e realizuar në bashkëpunim.