Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e djeshme, u krye ekstradimi nga Athina, Greqi, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Roland Muharrem KASO, vjeç 36, lindur në Devoll.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.346, datë 10.10.2008, e ka dënuar shtetasin Roland KASO, me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit“ parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
Shtetasi Roland KASO, gjatë vitit 2007, ka mashtruar disa shtetas duke u premtuar se do t`u nxirrte viza greke me afat dy vjeçar kundrejt shumës 1000 Euro, por pas marrjes së parave nuk ka kontaktuar më me këta shtetas.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, më datën 05.05.2012, në Itali u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.