English

Seri arrestimesh nga policia

Më date 13.08.2012, ora 19.00, u arrestua ne flagrance shtetesja F.C., 17 vjece, banuese në Kruje.
Arrestimi i kësaj shtetase u bë për arsye se dyshohet se rreth orës 16.30, në Kalanë e Krujës, i ka marrë telefonin celular të markës Iphone shtetasit turk V.N., 37 vjec, ne kohen kur ky i fundit po bënte fotografi me të.
Nga sherbimet e Komisariatit të Policise Kruje u be e mundur kapja e shtetases F.C.; u kryen veprimet e para hetimore dhe iu kthye pronarit sendi i vjedhur.
Materialet iu kaluan Prokurorise për të Miturit Rrethi Gjyqesor Tirane per vepren penale te vjedhjes.


Shërbimet e Policisë Kufitare me date 13.08.2012, ne oren 13.00, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit Françesko (Edmond) Avdo, 45 vjec, banues në Fier, i denuar më parë per vepren penale të vjedhjes.
Arrestimi i tij u be pasi rreth ores 10.30 të po kësja date, eshte kapur ne flagrance nga shërbimet e Policise Kufitare pasi kishte mbërritur nga Italia me një nga tragetet e linjes Bari – Durres, dhe me pas ka paraqitur per kontroll nje pasaporte shqiptare biometrike me nr. BR1151206, ne emer te shtetasit Arian Krasa, e cila dyshohet te kete nderhyrje fallsifikuese.
Nga ana jone u be sekuestrimi ne cilesine e proves materiale i pasaportes se mesiperme, pyetja e personit ndaj te cilit zhvillohen hetime, perpilimi i raportit te ngjarjes, vendimi per ekspertimin teknik te dokumentit si dhe veprimet e tjera proceduriale.
Materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres, per vepren penale te “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, parashikuar nga neni 189 i K.Penal.Nr. Unik. KMDR 120111

Në datën 14.08.2012, në oren 02:00 min, u be arrestimi ne flagrance i shtetases kosovare Melihate Hoxha, e bija e Halim dhe e Fahrie, e dtl. 09.05.1973, lindur dhe banuese ne Gjakove, lagja “Hasan Prishtina”, nr.30, Kosove, me kombësi dhe shtetësi kosovare, me arsim 8 - vjecar, gjendja familjare e ve, gjendje gjyqesore e padenuar.
Arrestimi i kesaj shtetase u be pasi me date 13.08.2012 rreth ores 22.00, eshte kapur ne flagrance nga kontrolloret e Seksionit te Policise kufitare te Drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit Durres, pasi ka tentuar te kaloje kufirin ne menyre te kundraligjshme per ne Itali duke paraqitur per udhetim nje pasaporte biometrike shqiptare me nr. BR0831910 dhe nje leternoftim shqiptar me nr.031734549, te dyja ne emer te shtetase Luljeta Dushaj, ku ne keto dokumenta gjendej fotografia e shtetases Melihate Hoxha.
Nga ana jone u be sekuestrimi ne cilesine e proves materiale te dokumentave, pyetja e personit ndaj te cilit zhvillohen hetime, si dhe veprimet e tjera proceduriale.
Materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres per vepren penale “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, parashikuar nga neni 189 i K.Penal.
Nr.unik KMDR 120112

KOMENTE