English

10 vjeçarja që do të luajë për AC Milan

Aisha Saini, vajza 10 vjeçare me origjinë skoceze, ishte regjistruar në kampin veror të futbollit AC Milan, nga prindërit e saj vetëm për të qëndruar larg mërzitjes gjatë pushimeve të saj verore në Spanjë.

Familja nuk kishte asnjë ide se kampi veror i futbollit ishte nën survejimin e trajnerëve dhe gjyqtarëve për zgjedhjen e talenteve të reja.

Në fund të sezonit trajnerët i kërkuan asaj që të nënshkruante për të marrë pjesë në turneun vjetor të akademisë së futbollit.

Tani mesfushorja do të luajë në ndeshje me konkurruesit e tjerë që janë zgjedhur po nga kampet e tjera verore të këtij lloji.

Babai i saj një biznesmen u shpreh i habitur por dhe kranar për vajzën e tij. Ai tha se që e vogël ajo pëlqente sportin dhe sidomos futbollin, ndaj dhe 3 vjet më parë ajo kishte filluar të aktivizohej në shkollën ku ajo shkonte për të mësuar.

Trajnerët e AC Milan shprehen se nuk ishte menduar se mund të kishim vajza në ekip, por ajo ka një teknikë dhe shpejtësi tepër të veçantë, ndaj ne do ta zgjedhim.

KOMENTE