Me urdhër të Ministrisë së Shëndetsisë nën drejtimin e vetë ministrit Vangjel Tavo shkarkohet nga detyra drejtori i spitalit Përmet Dhimitër Nasi pas vdekjes së vogëlushes 7 vjeçare po në këtë spital.
Paralajmërim për përjashtim nga detyra është dhënë dhe për pediatrin e fëmijëve, pasi sipas verifikimeve të bëra nga Ministria ka dalë që për vogëlushen nuk është respektuar sistemi i referimit të pacientit për rastet e rënda, ndërsa shton se një ekip specialistësh po merren me verifikimin e rastit dhe në bazë të analizave do të merren dhe masat e nevojshme.
“Një ekip specialistësh po verifikojnë rastin në Përmet. Nuk është respektuar sistemi i referimit të pacientit për rastet e rënda. Po bëhen verifikime për kartelën klinikle të fëmijës që ndërroi jetë dje në Përmet. Janë kryer analizat epidemiologjike të fëmijës, të hënën priten rezultatet.Në bazë të rezultateve të analizave do të merren masat e nevojshme” thuhet në njoftimin e bërë nga ministria.