Michelle Heaton, ish këngëtarja 33 vjeçare pas lindjes së vajzës së saj ka zbuluar se jeta e saj është pothuajse drejt një rreziku të madh, pasi ka mundësi në 80 përqind që të preket nga kanceri ovarian ose i gjirit.
Ajo e zbuloi këtë para disa ditësh kur një mbrëmje përfundoi në spital me probleme që mendohej se mund të ishin nga zemra.
Gjithashtu në bazë të analizave ajo ka zbuluar se trupi i saj përmban dhe gjenin BRCA2, i cili shumë rrit shanset e saj për kontraktimin e sëmundjes vdekjeprurëse.
Ajo në intervistën e revistës "OK" ka thënë se ka marrë vendim për operacion, por përsëri para se të vendosë përfundimish do të duhet të bëjë dhe disa konsulta dhe analiza të tjera, dhe nëse rruga e vetme mund të jetë operacioni.
Ajo sapo qe kthyer nga pushimet me miken e saj Katie Price dhe fëmijët e tyre ku kishte mahnitur të gjithë me trupin e saj pas shtatzanisë.