Trupat siriane dhe policor kanë qënë përgjegjës për masakrën më të madhe të ndodhur në Houla ku humbën jetën 108 persona në maj të këtij viti, janë shprehur hetuesit e OKB-së.
Masakra u konsiderua si një nga sulmet më të rënda ndaj civilëve që nga fillimi i kryengritjes në mars 2011.
Një hetim i emëruar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së ka thënë se krimet e luftës janë kryer nga të dy grupet e opozitës dhe forcave qeveritare.
Ajo pretendon se shkeljet sistematike kanë qenë të autorizuar në nivelet më të larta të qeverisë siriane.
Vrasje tortura dhe dhunë seksuale janë dhënë si shembuj të shkeljeve nga forcat siriane në raportin 104 faqesh, e cila shihet qartë në ngjarjet mes shkurtit 2012 dhe deri në fund të korrikut.
Gjatë kësaj kohe, thotë raporti, taktika gjithnjë e më brutale janë duke u përdorur.
Ajo shprehet se forca opozitare është fajtore për krime lufte, por jo me gravitet të njëjtë ose në të njëjtën frekuencë ose shkallë si forcat qeveritare.
Në veçanti, trupat qeveritare dhe milicisë pro-qeveritare shabiha janë gjetur përgjegjës për vrasjet në Taldou në zonën Houla më 25 maj, në të cilën 108 njerëz vdiqën duke përfshirë dhe 49 fëmijë.
Edhe pse qeveria e Damaskut nuk e ka lejuar ekipin në Siri, hetuesit folën për pothuajse 700 njerëz, duke përfshirë civilë dhe ish ushtarë të cilët kanë ikur në vendet fqinje.
Publikimi i raportit erdhi disa orë pas një shpërthi në qendër të Damaskut pranë një hoteli ku vëzhguesit e OKB-së janë duke qëndruar.
Të paktën tre persona janë lënduar kur një bombë që shpërtheu i ishte bashkangjitur një çisterne nafte raportoi media shtetërore.
Në veri të vendit, aktivistët raportuan se të paktën 20 vetë u vranë kur avionët luftarakë kanë sulmuar qytetin e Azazit pranë Aleppo.