English

Panariti takim me ambasadorin Wolfarth

Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Edmond Panariti, priti sot në takim kortezie kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Eugen Wolfarth. Gjatë takimit, palët konfirmuan vullnetin reciprok për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes OSBE/ODIHR dhe Shqipërisë, me qëllim konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Ministri Panariti theksoi se reduktimi i numrit të projekteve që OSBE-ja ka në vendin tonë tregon vlerësim për arritjet dhe maturinë demokratike të Shqipërisë. Ai falënderoi Ambasadorin Wolfarth për kontributin e deritanishëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë sa i përket përforcimit të Policisë së Shtetit, përmirësimit të sistemit gjyqësor, fuqizimit të rolit të shoqërisë civile, etj.

Nga ana e tij, Ambasadori Wolfarth shprehu vlerësim për nivelin e bashkëpunimit me institucionet shqiptare. Ai vlerësoi gjithashtu vullnetin e mirë të faktorëve politikë, përsa i përket amendimit të Kodit Zgjedhor.

KOMENTE