Bashkimet familjare jo vetëm për njerëzit por dhe për kafshët janë mjaft emocionuese.
Shtrëngime duarsh dhe përqafime të ngrohta janë shkëmbyer mes dy gorillave në kopshtin zoologjik në Longleat Safari Park dhe përshëndetën njëri-tjetrin me krahë hapur.
Lindur në Dublin, në kopshtin zoologjik, ata u ndanë për tre vjet kur Kesho, u dërgua në kopshtin zoologjik të Londrës për të marrë pjesë në një program të mbarështimit.
Tani Kesho dhe Alf do të jenë përsëri së bashku.
Gorillat që kanë 98 përqind ADN të njëjtë me njeriun nuk kanë vështirësi për të dalluar familjarin e tyre dhe mund të identifikohen me njëri-tjetrin në formën e hundës së tyre.