English

Republika e Surinameve njeh pashaportat e Kosovës

Republika e Surinameve ka marrë vendim për njohjen e pashaportave të Republikës së Kosovës.
Vendimi është bërë i ditur përmes një letre zyrtare që Ambasada e Surinameve në Hagë, i ka dërguar Ambasadës së Republikës së Kosovës në Hagë.

Në letër bëhet e ditur se qytetarët e Kosovës që posedojnë pashaporta të lëshuara nga Republika e Kosovës mund të udhëtojnë në Suriname, pas pajisjes me vizë.

Njohja e dokumenteve nga Suriname dhe shtete të tjera të cilat ende nuk e kanë njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të diplomacisë kosovare për avancimin e qëndrimeve të këtyre shteteve, drejt njohjes së Republikës së Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, që nga marrja e mandatit në krye të MPJ-së, ka zhvilluar fushatë të fuqishme lobuese në vendet e Amerikës Latine për avancimin e qëndrimeve dhe njohjen sa më të shpejtë të Kosovës nga të gjitha shtetet e kësaj pjesë të botës.

KOMENTE