English

Armand Moqi arrestohet për plagosje me thikë, nga policia e Tiranës

Është arrestuar nga policia e kryeqytetit Armand Arjan Moqi, 21 vjeç, banues në fshatin Sharrë, ndërkohë që ka filluar procedimi penal për shtetasit: Kreshnik Daci, 24 vjeç,
dhe shtetasin S.Doçi, 17 vjeç.

Shakaku i arrestimit ka qënë pasi mbrëmë, në fshatin Sharrë të Komunës Vaqarr, pas një konfliti për motive të dobëta shtetasi Armand Moqi dyshohet se ka plagosur rëndë me mjete të mprehta (thikë) shtetasin Kreshnik Daci, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë, ndërsa ka plagosur lehtë edhe shtetasin Sokol Doçi.
Por ai është plagosur dhe vetë nga dy "kundërshtarët" e tij.
Në vendin e ngjarjes, u kryen të gjitha veprimet hetimore e proçeduriale, ndërkohë që materialet në ngakim të tyre do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Plagosjes së rëndë me dashje.

KOMENTE