“Policia e Fierit në kuadër të operacionit të koduar "HAP PAS HAPI " , ka bërë ndalimin e shtetasve:
1.Ardit (Ervin) Fejzullai, 21 vjec, lindur në Peshtan të Vogël dhe banues në Fier, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.
2.Armando Mita , 20 vjec, lindur në Bishan Fier dhe banues në Fier me gjendje gjyqësore i padënuar më parë.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale të "Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim". Shtetasit e lartpërmendur me datë 05.07.2012 , në lagjen " Kongresi i Përmetit " , të qytetit të Fierit, të maskuar dhe nën kërcenimin e armeve kanë vjedhur argjendarinë e shtetasit Ilia Kabuci. Materialet proceduriale ju referuan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Fier , për veprime te metejshme”.
Ky është njoftimi i policisë së Fierit lidhur me arrestimin e këtyre shtetasve për vjedhjen e kryer në fillim të korrikut të një argjendarie në qendër të qytetit të Fierit.