English

Kimioterapia e kancerit të gjirit nuk dëmton fëmijën e palindur

Gratë shtatzëna që zhvillojnë kancer mund të marrin kimioterapi pa rrezikuar fëmijën e tyre të palindur, thonë studiuesit.

Një studim sugjeron se gratë që kanë marrë trajtim për kancerin gjatë shtatzënisë ai nuk ka pasur rrezik apo defekte te fëmijët pas lindjes.

Disa gra nëse diagnostikohen me kancer dhe nëse janë në javët e para të shtatzanisë preferojnë që të kryejnë abort pasi kanceri mendojnë se është shumë agresiv edhe për fëmijën, të tjera preferojnë që të kurohen dhe të lindin fëmijën e tyre.

Por studiuesit në Gjermani pohojnë se nuk ka ndikim mjekimi antikanceroz te fëmija.
Profesor Sibylle Loibl, i German Breast Group, i cili udhëhoqi studimin, tha: "Nëse gjetjet tona janë konfirmuar nga studime të tjera, kanceri i gjirit gjatë shtatzënisë mund të trajtohet ashtu siç është edhe në jo-gratë shtatzëna pa vënë rezultatet e fetusit dhe nënës në rrezik në rritje të konsiderueshme '.
Numri i cikleve të kimioterapive të marra gjatë shtatzënisë nuk duket se ndikon në peshën e foshnjave të lindjes, duke çuar autorët për të sugjeruar se pesha më e ulët e lindjes nuk është kuptimplotë klinikisht.

Gjithashtu komplikime të foshnjave janë vënë re te ato që lindin para kohe dhe jo te ato që janë lindur nga nëna që janë nën kimiterapi për kancer gjiri.

Një koleksion studimesh të publikuara në fillim të këtij viti arriti në përfundimin se kimioterapia pas tremujorit të parë (12 javë) nuk e dëmton fëmijën e palindur.

KOMENTE