Gjatë 24 orëve të fundit nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, në të gjithë vendin është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i disa shtetasve për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si vrasje, tentativë vrasje, plagosje të rëndë, vjedhje, trafikim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, etj.
Kështu nga strukturat e Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Elbasanit mbrëmjen e djeshme, më datë 15.08.2012 u bë i mundur arrestimi i shtetasve:
- Arben Çerciz Jaçe, vjeç 31, lindur ne Përmet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për vrasjen e shtetasit Roland Rexhepi në vitin 2009.
- Florenc Fejzulla Çapja, vjeç 31, lindur dhe banues ne Elbasan, i dyshuar për tentativë vrasje ndaj shtetasit F.M, në vitin 2006.
Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas dyshohet të jenë autoret e vrasjes se shtetasit Gentjan Beqiri, i njohur ndryshe dhe me emrin (Ardian Meta), vjeç 38, banues në Elbasan, i cili ishte në “Arrest shtëpie”, pasi akuzohej për vrasjen e shtetasit Sokol Çapja në vitin 2005. Zbardhja dhe dokumentimi i plote ligjor i kësaj ngjarje kriminale, si dhe identifikimi dhe kapja e autoreve u bë i mundur ne bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Po kështu, për katër punonjës policie te nivelit te parë drejtues, punonjës pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit ka filluar ecuria disiplinore për “Përjashtim nga Policia e Shtetit”.
Po ashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 7 telefona celularë
- 8 fishekë pistolete
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 78, 25 e 248 te Kodit Penal.
- Ndërkohë, nga seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër :
Me date 16.08.2012, ne ora 05.30, u be arrestimi i shtetasit Marketin Ndoc Zojza 28 vjeç, pasi rreth orës 02.30 të mëngjesit, brenda ne banesën e tij ka tentuar te vrase me arme te ftohte thike kunatin e tij shtetasin P. J, 32 vjeç, që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ne cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e krimit.
Materialet ne ngarkim te shtetasit Marketin Zojza do i kalojnë për ndjekje Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale te « Vrasjes me dashje e mbetur ne tentative » dhe « Mbajtjes pa leje te armeve te ftohta » parashikuar nga nenet 76-22 dhe 290 te K odit Penal.
Po ashtu, në Malësinë e Madhe, më datë 16.08.2012, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Rifat Kurtaj, vjeç 49, për veprën penale te “Vrasjes së mbetur ne tentative, pasi pas një konflikti për motive pronësie ka qëlluar me armë zjarri shtetasin N.N, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet ne ngarkim te shtetasit Rifat Kurtaj do i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër.
- Po gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër u bë e mundur kapja e shtetasit Hajdar Miftar Lita, vjeç 30, banues në komunën Kala e Dodës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe për “Mbajtjen pa leje të armëve luftarake”, ngjarje kjo e ndodhur në 27 korrik 2012 në Kukës.
- Më datë 15.08.2012, ora 20.00, nga strukturat e policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Artan Dervishi, vjeç 35, banues ne Shijak. Arrestimi i tij u be sepse rreth orës 16.00 të ditës së djeshme, ne një lokal në qytetin e Shijakut, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin Sh.K., 49 vjeç. Aktualisht i dëmtuari ndodhet i shtruar ne Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”.
Po dje, rreth orës 20.30, strukturat e policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës bënë të mundur kapjen e shtetasit Dritan Memolla, vjeç 31, banues ne Durrës. Gjykata e Rrethit Berat, me vendim të datës 14.04.2011 e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendeve narkotike, kryer ne bashkëpunim”. Për veprën penale të mësipërme ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 26.07.2010.
- Gjatë mbrëmjes së djeshme, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare në Stacionin e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i një shtetaseje bullgare me emrin Petranka Cekova, për kryerjen e veprës penale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e saj tip Mazda me targa Bullgare, u gjeten te fshehura ne sediljet e pasme 9 pako të vogla me mariuanë me peshë të ndryshme, gjithsej 2.5 kilogramë.
- Më date 15.08.2012, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë në orën 15.00, u be ndalimi i shtetasve:
1.Kreshnik Gjon Simonaj,vjeç 31
2.Dorian Gjon Prendi,vjeç 26 i dënuar më parë për veprën penale te “Vjedhjes”
3.Bledar Mark Simoni, vjeç 31.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale te “Vjedhje” te kryer ne bashkëpunim,parashikuar nga neni 134/2 te Kodit Penal, pasi dyshohet se me date 06.06.2012, rreth orës 03.00, në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur këmbanën (material prej bronzi) të Kishës Katolike “Shën Gjon Kryepremi”, në një fshat në komunën Kallmet, Lezhë, e prodhuar ne vitin 1895, me një peshe rreth 300 kg, së bashku me një pllakatë prej bronzi me mbishkrimin “Kuvendi i Arbërit” të vendosur në murin e përparmë te kësaj kishe.
Ndërkohë nga ana e Strukturave të hetimit të Krimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, brenda 48 orëve të fundit në Tiranë është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i 22 - shtetasve për konsumim të veprave të ndryshme penale.
Nga këto 4 shtetas kanë qenë të shpallur në kërkim dhe janë kapur nga strukturat e Policisë së Tiranës, 8 shtetas janë kapur për veprën penale të vjedhjes e realizuar në bashkëpunim, ndërkohë që 13 tjerë janë arrestuar për vepra të ndryshme penale si : Vrasje, Tentativë vrasje, Mashtrim, Fshehje të të ardhurave, Kundërshtim të punonjësve të policisë, si dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.