English

Policia kufitare arreston 3 shtetas turq

Shërbimet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare arrestuan në flagrancë në datë 15.08.12 shtetasit e mëposhtëm:
1-Mustafa Hasan Kaz, vitlindja 1963, lindur në Bullgari e banues në Turqi, me kombësi bullgare e shtetësi turke; akuzuar për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri.
2-Muslia Rexhepi, vitlindja 1962, lindur e banues në Kosovë, punonj në Policinë e Kosovës; akuzuar për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri.
3- Ozan Çakir, vitlindja 1991, lindur e banues në Turqi, me kombësi e shtetësi turke; akuzuar për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave.
Gjithashtu, filloi procedimi penl në gjednje të lirë edhe për shtetasen F.A., vitlindja 1969, lindur e banuese në Turqi, me kombësi e shtetësi turke; akuzuar për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave.
Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi për arsye se:
Më datë 14.08.12, ora 24.00, shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit Detar Durrës konstatuan tentativën për kalim kufiri me dokumenta të falsifikuara të 3 shtetasve Ozan Çakir, nënës së tij F.A. si dhe motrës së tij 1-vjecare. Këta shtetas paraqitën para kontrollorëve të Policisë Kufitare 3 pasaporta bullgare të falsifikuara (ndërrim i faqes së parë që përmban gjeneralitetet e personit), me të cilat synonin të udhëtonin në drejtim të Italisë.

KOMENTE