English

Ali Ahmeti nuk pranohet të marrë pjesë në varrimin e Arbën Xhaferit

PDSH apo Partia Demokratike Shqiptare ka refuzuar prerazi pranimin e liderit Ali Ahmeti në ceremoninë e varrimit të politikanit Arbër Xhaferi.

Konfirmimin e këtij lajmi e bën të ditur për "Zhurnal" edhe zëdhënësi i BDI-së (Bashkimit Demokratik për Integrim), Bujar Osmani.

“Lideri Ali Ahmeti shprehu dëshirën për të marrë pjesë në varrim, por kemi marrë përgjigje negative”, ka qenë prononcimi i Osmanit. Burime të “Zhurnalit”, madje bërën të ditur se në kërkesën e tij për t’u bashkëngjitur ceremonisë mortore kanë marrë sqarimin e vetëm se “Ahmeti nuk është i mirëpritur”.

“Është njoftuar PDSH-ja ditën kur ka ndërruar jetë z. Xhaferi, se z. Ahmeti dëshiron të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes në botën tjetër të të ndjerit, por përgjigjja ka qenë negative. Është thënë shkurt, pa sqarime të mëtejshme, se Ahmeti nuk është i mirëseardhur ndaj dhe nuk mund të marrë pjesë”, tha burimi i “Zhurnalit”.

Të vetmit zyrtarë të BDI-së të pranishëm në këtë ceremoni ishin deputetët Hajrulla Misini dhe Behixhudin Shehapi.

KOMENTE