Alkena Dervishaj, 22 vjecarja nga Peja e cila u bë e njohur pas hyrjes në spektaklin e ‘’Big brother’’ vazhdon të jetojë ashtu sic dëshiron vet ajo. Hobi i saj është politika, literatura dhe filmi. Ajo kishte hyrë në këtë spektakël për të ndryshuar imazhin e femrës nga Kosova. U fut në shtëpinë e famshme ditën e parë dhe u rradhit e 11 si më e votuara.
Vajza kontraverse nga Kosova, ka një mënyrë interesante të të menduarit dhe të të jetuarit. Është shumë e vecantë dhe gjithmonë komenton gjërat e pahijëshme të cilat i përjeton shoqëria në Kosovë e Shqipëri. Ajo shpesh kritikon edhe politikat dhe politikanët në Prishtinë e Tiranë ndaj qasjes së varfërisë.
Intervista e dhënë e saj:
Alkena, ishte Big Brother që ju lidhi me Shqipërinë?
Faktikisht unë jetoj në Shqipëri edhe pse formalisht jashtë kufijve të konsoliduar të saj. Vërtet prania ime në Tiranë dhe në Shkodër u shtua pas pjesëmarrjes time në “Big Brother”, kjo jo vetëm për shkak të shoqërisë që kam krijuar, por edhe sepse kam vite që vizitoj bregdetin shqiptar. Dëshira për të qenë e pranishme është aq e madhe sa asnjëherë nuk ngopem sado shpesh që vij.
Me se jeni marrë, pasi keni dalë nga Big Brother?
I jam kthyer jetës aty ku e kam lënë Ndjek fakultetin, punoj kohë pas kohe me projekte të ndryshme, kryesisht projekte bamirësie, këshillimi dhe politike.
Këndvështrimi yt për jetën dhe shoqërinë kur ke qenë në atë emisionin televiziv, është komentuar si tepër konservator. A mendon kështu edhe vetë Alkena?
Unë e përkufizoj veten si marksiste. Me bindje.
Ku bazohet kjo bindje, kjo zgjedhje?
Është bindja ime dhe ështe e bazuar në realitetin e shëmtuar që e shoh çdo ditë në rrugë, në shkollë, në media. Themi se jemi "demokraci" , por ne jemi dëshmitarë të degradimit të përditshëm. Një shoqëri duhet të jetë e drejtuar, duhet të ketë një autoritet të cilin ta njohin, nga i cili “të friken” në kuptimin e mirë të fjalës, në kuptimin e respektit. Nuk ka respekt për asgjë e për askënd, nuk mund të ecet kështu. Si elektrone të lira në lëvizje kaotike pa patur asnjë qëllim e asnjë ide se ku po shkojmë, nuk mund të ecet.
Ti flisje shpesh për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Beson se mund të ndodhë shpejt?
Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen patjetër, pa e vënë në dyshim. Fatkeqësisht nuk punohet fare. Po të bëhej një referendum.... Populli e do. "Dëshira e popullit është dëshira e Zotit", por përfitimet në kurriz të bashkimit kombëtar teknikisht i marrin qeveritë në krye së bashku me partitë që blejnë votat patriotike dhe përdorin çdo gjë të shenjtë kombëtare nëpër fushatat e tyre qesharake.
Si i sheh Alkena raportet shoqërore mes dy të rinjve, një nga Kosova dhe një tjetër nga Shqipëria, kanë dallime?
Unë mendoj se kemi dallime vetëm në dialekt. Është shumë bukur kur bëhen lidhje të tilla, vetëm për faktin që vite e vite kanë qenë politikisht të ndaluara. E gjithë ajo tkurrje besoj që është kthyer në dashuri më të madhe dhe dëshirë për t'u bashkuar akoma edhe më shumë.
Ti vetë, do pranoje të kishe psh si partner të jetës një djalë, le të themi nga Gjirokastra për shembull? Si mendon se do të pritej një gjë e tillë në familjen tënde?
Me thënë të drejtën, unë nuk e imagjinoj dot veten me një partner të jetës, por të kem të dashur nga Gjirokastra? Po pse jo? Nga cilido qytet shqiptar, në familjen time jo vetëm që nuk paragjykohet, por përkundrazi do ishte shumë e mirëpritur si lidhje. Por për martesa apo lidhje deri në fund të jetës, nuk garantoj dot, kam ambicie të tjera!
Po lidhjet me djemtë dhe vajzat që ke njohur në Big Brother i ruan ende?
Me shumicën prej tyre po. Me Almën vazhdon shoqëria ose thënë më mirë: jemi bërë si familje. Kjo është gjëja më e bukur që na e dha Big Brother, miq në çdo cep të Shqipërisë.
Ku i pëlqen Alkenës të jetojë?
Jetoj në Prishtinë prej 5 vitesh me dy shoqe e mija të ngushta. , por i dua vendet afër maleve. Peja, qyteti ku jam rritur, është vendi më i bukur në botë për mua. Në të ardhmen besoj se do të kthehem prapë në Rrafshin e Dukagjinit. S’ka asgjë më të bukur se vendlindja.
Cilat janë planet për të ardhmen?
Plane kam shumë... Ëndrra të mëdha në një vend të vogël, por me shumë përkushtim besoj se do t’ia dal. Masteri është prioritet për këtë vit.
“Homoseksualët? Nuk dua t’i shoh me sy!”
Me gjasa kjo do jetë një deklaratë që nuk do tu pëlqejë aspak komunitetit shqiptar të homoseksualëve. Por Alkena është e prerë në këtë pikë. Gjatë intervistës në SH.F. pyetjes: “Meqë është debat i kohëve të fundit, je pro apo kundër martesave mes homoseksualëve?”, ajo i përgjigjet:
“Jam kategorikisht kundër çdo lidhje brenda gjinisë. Nuk çon peshë në janë të lindur apo janë bërë të tillë, janë perversione që kanë hyrë edhe në poret e shoqërisë tonë. Mjafton të mos i shoh!”
Ndërsa pyetjes “je po kaq konservatore sa në politikë edhe për jetën në çift, familjen, seksin?”, Alkena i përgjigjet:
“Unë mendoj se marrëdhëniet seksuale janë disi të mbivlerësuara tek ne. Unë seksit, si veprim fizik nuk i jap edhe aq rëndësi, është thjesht biologjik. Tjetër, ndjenjat. Ka boshllëk në këtë fushë, në këto raporte. Ndoshta edhe pse vijmë nga një trashëgimi sociale ku edhe vetë seksi para martesës ishte tabu...”