English

Çmimet e fruta perimeve në gjendje stabiliteti për shkak të prodhimit vendas (VIDEO)

Edhe pse ka qënë ditë festash, çmimet e fruta perimeve nuk janë rritur, shprehen qytetarër, ndoshta kjo vjen që prodhimi vendas ka ndikuar në mosrritjen e çmimeve por mbajtjen në balancë dhe të përballueshme për xhepat e qytetarëve.

Por një kategori tjetër e qytetarëve siç janë pensionistët shprehen se përsëri çmimet nuk janë të ulëta, ato janë të papërballueshme për xhepat e tyre, pasi të dalish në pazar nuk ke shanc që të provosh dy apo më shumë fruta në një ditë shprehet njëri prej tyre, pasi nuk është e mundur.

Por me sa duket prodhimi vendas po shkon drejt fundit dhe çmimet do të jenë përsëri të larta pasi importi do ketë influencën e vet.

1281

KOMENTE