Luan Krasniqi përveç boksit tani ka marrë dhe një vendim tjetër i ftuar nga shoku i tij Aldo Berti.
Ata që të dy duan të marrin pjesë në matanonë e vitin që vjen në Munih në Gjermani.
Në një intervistë të marrë nga Suedkurier tregohet se lodhja vërehet në fytyrën e të dyve. Vetëm sa janë kthyer nga stërvitjet, boksieri i suksesshëm Luan Krasniqi dhe eksperti i medicinës bioenergjike Aldo Berti, të cilët kanë bërë së bashku një vrapim në Germanswald.
Ata po djersitin. Dy shokët kanë një synim të madh: duan të vrapojnë vitin e ardhshëm së bashku në maratonën e Munihut dhe atë për një gjë të mirë.
Me projektin e tyre duan të ndihmojnë Fshatrat e Fëmijëve SOS, në Kosovë, duke bërë thirrje për të dhuruar para.
Berti ka pëlqyer idenë që të vrapojë në maratonë dhe për të mos vrapuar vetë ai ka ftuar shokun e tij të vjetër, Luan Krasniqi.
"Ne jemi njohur në Hamburg. Ne të dy rrjedhim nga familje mërgimtarësh dhe kemi arritur që me forcat tona të bëjmë karrierë", thotë Berti për Suedkurier.
Për ish-kampionin e Evropës në peshën e rëndë në boks, Luan Krasniqi, që aktualisht i ka 106 kilogramë, maratona është krejt një përvojë tjetër. Por Luani dëshiron që edhe një herë të tregojë aftësitë e tij. E veçanërisht për një gjë të mirë.
"Më pëlqejnë Fshatrat e Fëmijëve SOS. Një organizim fenomenal, që e kam përkrahur edhe në të kaluarën", ka thënë Krasniqi.
Motivimi për ekspertin e boksit Krasniqi në RTL,është i madh.
"Katër orë vrapim, nëse këtë e arrij? Nuk do të më mposhtësh. Nuk do të lejoj që pas gjithë jetës me stërvitje të mposhtem nga një anti-sportist", i ka thënë Krasniqi shokut të tij Bertit.
"Prit ende ka mjaft kohë për t'u përgatitur", ia kthen Berti.
Pesë herë në javë ai vrapon në Germanswald dhe po ashtu bën stërvitje në qendër fitnesi. Që nga maji ai po përgatitet edhe me trajner. Më 2 shtator do të vrapojë një garë dhjetëkilometërshe, që është testi i parë para maratonës së Munihut që mbahet në tetor të vitit të ardhshëm.
Luan Krasniqi në mbipeshë po stërvitet po ashtu, ndërsa të dy kanë gjetur pak kohë që të vrapojnë së bashku.